Kryet me sukses operacioni i rralle ne QSUT. Hiqen 3 tumore dhe shpetohet nje jete

#RESPEKT🤍
Histori e bukur e luftës për jetën🫶
🏥🚑👨🏻‍⚕️👩🏻‍⚕️Një ndërhyrje delikate, jetëshpëtuese, u krye me sukses nga ekipi multidisiplinar i kirurgëve, urologëve dhe reanimatorëve në Spitalin Kirurgjikal në QSUT👏👏
Pas një seri ekzaminimesh dhe konsultës së përbashkët të disa mjekëve specialistë, u realizua me sukses heqja e tre tumoreve (në veshkë, mbiveshkoren e majtë dhe tëmth), duke ruajtur veshkën e vetme që pacientja kishte🤝
Ecuria post-operatore ishte shumë e mirë dhe 67-vjeçarja tashmë është larguar në shtëpi në gjendje të mirë shëndetësore🙏
🤍Përgëzime ekipit me Dr. Arvit Llazani, Dr. Aurel Janko, Dr. Zamira Hysenaj, Dr. Orient Hasanaj dhe infermieret, Eliora Goxhabelliu dhe Mirjana Mema👏👏👏
#VetëmPërpara➡️🇦🇱

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *