Motrat te dyja mjeke: Kur e mora rrogen e pare në Gjermani, nuk dija ku ti shpenzoja aq shume para. Ne Shqiperi na thonin…

Aurora dhe Elona Meta, jane dy motra mjeke te cilat jane edhe themeluese të “Federatës së Mjekëve Shqiptarë në Europë”, treguan në studion e “Vizioni i Pasdites”, arsyet e largimit drejt Gjermanisë.

Ato parashtruan mungesën e praktikave në qendrën spitalore si dhe pamundësinë për tu punësuar si praktikante që në fillimet e karriesës së tyre, që sipas tyre edhe sot këtë vështiresi e has çdo student mjekësie.

“Normalisht, minimalja është që njeriu të punësohet dhe pastaj hap pas hapi të arrijë dhe në sukses. Gjë që ishte e pamundur dhe arsyeja kryesore ishte fakti që nuk arritëm të punësohemi… trokitëm te zyrat përkatëse ku ofrohen punësimet dhe aty u zhvlerësuam, nuk na morrën fare parasysh…”,- u shpreh mjekja Elona Meta .

U larguan nga Shqipëria me 0 praktikë pune, te dyja motrat u përballën me një realitet tjetër në Gjermani ku iu dallua edhe më shumë “varfëria” në dije si studentë shqiptarë.

“Ne na mungonin praktikat! Neve me të vërtetë, nga ana teorike, dinim shumë gjëra, por kur bëhej fjala ‘hajde fillo me pacientin, bëj një ekzaminim’, ne nuk dinim nga dhe ku ta kapje pacientin. Ishim vëzhgues perfekt, por më tepër, Jo!”, përfundoi Aurora .

Gjithashtu dy motrat nuk ngurruan të tregonin dhe pagat e para të marra si mjeke të reja në Gjermani. Kur ato nisen jetën nga fillimi në shtetin europian, të dyjave iu ofrua puna si praktikante, shumë të majme në krahasim me Shqipërinë.

“Na dhanë rrogën minimale, si praktikante kam marrë gjysmën e rrogës. Që ishte domethënë, 1.800 euro në atë kohë, neto… nuk e dija çfarë mund të bëja me kaq shumë lekë… ishim 25 vjeç kur filluam…”, – tregoi Aurora Meta.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *