Sado të pastroni e të lani, tek tuk në dysheme, sidomos në ambientin ku gatuani do të shihni ndonjë milingonë ! Frika se mos shtëpia juaj është e “pushutar” nga këto insekte aspak të rrezikshme, do të bjë që jut ë blini gjithëfarë ilaçesh toksike në treg për të larguar milingonat, por Living do t’ju tregojë më poshtë disa truke natyrale si t’i largoni këto inskete të vogla nga shtëpia, pa dëmtuar shëndetin tuaj me produktet toksike.
1. Vazelina
Milingonat lënë pas një aromë që ta ndjekin në vazhdim, por nëse ju lyeni dyshemenë me vazelinë ato nuk do ta ndjejnë më aromën e tyre dhe do të çorietohen.
2. Uthull
Përzieni një lugë uthull me tre lugë ujë dhe spërkateni në zonën ku keni parë milingonat.
3. Lëkura kastraveci
Milingonat nuk e kanë qef erën e kastravecit, ndaj një mënyrë natyrale për t’i larguar ato është përmes kësaj perimeje.
4. Kanella
Era e kanellës është gjithashtu shumë e rëndë për milingonat e vogla, ndaj nëse doni t’i largoni pa i vrarë, spërkasni me pak kanellë dyshemenë dhe ato nuk do të afrohen më në kuzhinën tuaj.
5. Vaj menteje
Një tjetër mënyrë natyrale për të zmbrapsur milingonat është vaji i mentes. Ajo që duhet të bëni është të përzieni 2 deri në 3 lugë vaj menteje në një gotë të mbushur çerek me ujë dhe me këtë masë të lyeni cepat e shtëpisë.
Lajmet me interesante nga vendi dhe bota