Shkon me pushime ne Itali. Turistja cuditet nga fatura

Nje restorant italian ka shenuar ne fature nje pjate bosh dhe arsyeja e pronarit te le pa fjale.

Nje blogere e quajtur Selvaggia Lucarelli ka treguar zemerimin e saj mbi nje fature qe ka paguar.

Ajo e indinjuar ka postuar faturen e restorantit ne rrjete sociale pasi thjesht kishte kerkuar nje pjate bosh per te ndare makaronat e porositur me vajzen e saj me e vogel.

Ne foto shihet se si nje pjate bosh qe cilesohet si “piattino condivisione” apo shqip pjate e perbashket, eshte shenuar 2 euro dhe mbi te duket edhe cmimi per mbulesen 7.50. Ne total nje cmim prej 55.50 euro.

Keshtu menjehere pas fotos se fatures dhe paralajmerimit te bere per pushuesit ne Gjeneve, u duk edhe reagimi i pronareve te restoranteve.

Pronarët e restoranteve iu përgjigjën sherrit nen foto duke dhënë një arsye mahnitëse për tarifën e habitshme: “Tryezë për tre persona dhe hanë për një, e kush i lanë enët?
Zonja ne fjale ishte ulur ne nje tavoline per tre persona pra dy te rritur e nje femije me nje porosi per nje trofi al pesto dhe nje açuge te skuqur, me tej kerkuan dy pjata per te ndare mes tyre.
Mirepo nuk paguhet vetem ushqimi pasi ne restorant ka edhe pjatalares qe kane kosto ekstra.” Shiko.news

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *