A duhet ta fikim boljerin e dushit apo ta mbajme te ndezur, Do te habiteni se si te kurseni energji

Një ndër dilemat më të zakonshme për shumë familje shqiptare është lënia ndezur ose jo e bolierit të banjos, njohur rëndomtë nga të gjithë me emrin dush. Me siguri ju ka ndodhur të dëgjoni me mijëra herë këshillat e prindërve ‘’Fike menjëherë se harxhon shumë’’, por edhe të kundërtën ‘’Lëre ndezur se nuk është ngrohur fare’’.

Mirëpo, cila është mënyra më efektive për të kursyer ujin e ngrohtë dhe në të njëjtën kohë të mos shpenzoni shumë para ? Së pari, duhet të dini që bolieri nuk është gjë tjetër veçse një lloj rezervuari i cili e mban ujin vazhdimisht të ngrohtë falë punës së një rezistence elektrike.

Ai është i mbyllur nga pikëpamja termike, do me thënë termo-rregullatori e ndez dhe e fik sipas temperaturës së paracaktuar, megjithatë shpeshherë konsumatorët nuk i njohin parimet e funksionimit të tij.

Sipas ekspertëve të OldWildWeb, bolieri duhet të qëndrojë i ndezur disa orë gjatë natës ku rryma elektrike është më e fortë dhe të fiket gjatë ditës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *