Aida Shtino ngre alarmin: Harrojeni Ukrainën, dicka me e keqe po ndodh në Durrës!

0
681

Harrojeni Ukrainën, por shihni ç’po ndodh në Durrës’. Ish moderatorja e njohur e ‘Njerëz të humbur’ ngre alarmin për një rit tepër shqetësues.

Aida Shtino shkruan se të rinjtë po kryejnë rituale të rrezikshëm për jetën në Durrës.

“Se ju ka ngelur mendja tek Ukraina dhe ajo që ndodh aty, por doja t’iu pyesja a dini gjë për ritualet që bëhen në Durrës…?

A jeni në dijeni se në Shqipëri ka hyrë një rrymë që po rekruton të rinjtë tanë në rituale të tilla…?

Apo ç’na duhet ne, si thoni, më larg është Durrësi se kemi më afër Ukrainën… Ah, meqë ra fjala, sot e patë foton e radhës së Zelenskit, këtë herë doli me gruan, se duhej të dinim edhe me kë është martuar…”, tha me ironi Shtino.

Aida Shtinl këto kohë është diskutuar në rrjetet sociale për shkak të qëndrimit të saj mbi luftën Rusi-Ukrainë, ku duket se gazetarja ka një qëndrim ndryshe nga shumica e shqiptarëve.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here