Alarmohen banoret, nje tingull misterioz po na frikëson, ndodh në orën 3 të mëngjesit

    Një tingull i cuditshem dhe i pashpjegueshëm ka alarmuar banorët në disa lagje në Beograd të Serbisë.

    Tingulli dëgjohet në orën 3 të mëngjesit nëpër lagje të ndryshme të kryeqytetit të Serbisë.

    Banorët e Karaburmës, Zvezdarës dhe Grockes, vazhdimisht ishin ankuar se nuk flenë dot nga një tingull misterioz që dëgjohet në orët e para të mëngjesit, transmeton Telegrafi i Kosovës.

    Teori të ndryshme po qarkullojnë në lidhje me tingujt.

    Disa pretendojnë se bëhet fjalë për jashtëtokësorë, e disa fajësojnë rrjetin 5G apo edhe aludime të tjera të ndryshme.

    “Dëgjoj një tingull të pashpjegueshëm por shumë të frikshëm. Çfarëdo qoftë, dëgjohet në ora 3 të mëngjesit. Dal në dritare për të parë se për çfarë bëhet fjalë, por deri më tani asgjë nuk kam zbuluar”, ka deklaruar Mirijeva banore e Beogradit.

    Leave a Reply

    Your email address will not be published. Required fields are marked *