Alketa përballet me Amadeus ne Porta a Porta dhe sqaron cfare ndodhi me minutat, por ja si i pergjigjet ai (Video)

0
5329

Pas pjesmarrjes së parë të Alketa Vejsiut në Sanremo, përkrah Amadeus, ajo që tërhoqi vëmendjen e të gjithëve teksa këngëtarja Elody u ngjit në skenë edhe fakti që një mikrofon u harrua hapur. 



Mediat italiane shkruajtën se si moderatorja shqiptare Alketa Vejsiu ka ngritur zërin në prapaskenën e Sanremo, ku është dëgjuar të kërkojë llogari për kohën që i kanë dhënë. Në momentin që ajo sapo mbaroi pjesën e parë të prezantimit, Alketa bashkë me Amadeusin shkuan në prapaskenë për t’i lënë skenën këngëtares Elodie.

Mirëpo, siç duket prezantuesja shqiptare kishte harruar që kishte lënë mikrofonin hapur dhe u dëgjua teksa kërkonte llogari. “Katër minuta? Kishim një marrëveshje?”- dëgjohet të thuhet në prapaskenë, pa u kuptuar mirë se kush po flet.

Alketa Vejsiu më pas ka sqaruar se ajo ka kaluar kohën televizive, duke folur rreth dy minuta më shumë në skenën e Sanremos. Minutat e shenjta të këtij spektakli, ‘u vodhën nga moderatorja shqiptare, dhe sigurisht e ftuar në emisionin italian “Porta e porta”, për të diskutuar për ngjarjet e spektaklit, Bruno Vespa ka pyetur Vejsiun për veprimin befasues të ngjitjes dhe zbritjes së shkollës.

“I zbrita i ngjita dhe i zbrita përsëri. Duhet t’i vidhja ato minuta se ishin 20 vitet e jetës sime në televizion në Shqipëri që doja të jepja një koncentrat timin, dhe të lija një shenjë modeste. Por ai është një xhentelman dhe këtë duhet të mësojë nga modeli Amadeus,”- është shprehur Alketa Vejsiu në “Porta a Porta”.

Më pas ka ndërhyrë vetë prezantuesi i Sanremos, Amadeus, i cili është shprehur se janë gjëra që ndodhin papritur dhe i japin veçanti këtij spektakli.

“Një fitore e ‘Sanremo’-s është fitore e të gjithëve. Unë bëj gjithmonë një analogji me futbollin sepse e dua shumë futbollin. Kur një skuadër fiton, dhe fiton shumë mirë, merita nuk është e sulmuesit, merita nuk është e mesfushorit, por, merita është e të gjithë skuadrës. Nëse elementët janë prezantuesit, të ftuarit, të rinjtë, këngët në garë, nëse të papriturat nuk do të kishin ndodhur, nuk do të ishte i njëjti festival. Ky është festivali, secili prej nesh ka dhënë kontributin e tij për të bërë këtë festival, festivalin më të dashur nga italianët”,- u shpreh Amadeus.