Arrestimi i Henri Çilit, reagon Erjon Braçe

    Zv. kryeministri Erjon Braçe ka zbuluar në mënyrë të tërthorë, se operacioni që çoi në arrestimin e disa personave, mes të cilëve edhe të botuesit Henri Çili, ka lidhje me ndërhyrjet për lirimin e ekzekutoreve të ish-oficerit të RENEA-s, Ibrahim Basha.

    Ai thotë se ka pasur ndërhyrje për lirimin e tyre, edhe nga persona që kanë qenë në listë për deputet.

    Braçe nuk përmend emra, por nga emrat e të ndaluarve në këtë aksion të personave që kanë ndikuar në lirimin e grupit të zjarrit nga Lazarati që vranë efektivin e RENE_as Ibrahim Basha, është edhe Sait Fishta, biznesmen e kandidat për deputetetë nën siglën e disa forcave politike në vite të ndryshme elektorale.

    “Ibrahim Basha, sherbyes i shtetit dhe i ligjit! Nuk do të harrojë kurrë kush ty! Nuk do të shesë kurrë kush ty! Ti do te jesh perhere dëshmor i atdheut. Gjaku yt nuk do te behet kurre para e pasuri per batakcinjte!

    Bravo Prokurorisë së Republikës e Policisë se Shtetit.

    I neveritur nga llumi që do drejtësinë për ta blerë e shitur, i neveritur nga llumi politik që ulëret kundër reformës në drejtësi, por blerësit e shitësit i ka në listë deputetësh, i neveritur nga llumi me firmë e vulë që noterizon blerjen e shitjen e drejtësisë”, shkruan zv.kryeministri Erjon Braçe.

    Leave a Reply

    Your email address will not be published. Required fields are marked *