Ata që fluturojnë për në Pisa dhe Firence duhet te regjistrohen me pare, njoftimi i rendesishem i Aeroportit te Rinasit

    TIA ka bere nje njoftim te rendesishem diten e sotme per te gjithe ata qe do te fluturojne keto dite drejt Pisa apo Firence qe te regjistrohen me pare ne portalin italian

    Njoftimi: Në vëmendje të pasagjerëve që fluturojnë për në Pisa dhe Firence

    ✈️I lutemi çdo pasagjeri që niset nga Shqipëria apo vend jo Schengen me destinacion final PISA dhe FIRENCE, në Itali, të ketë në vëmendje se ka detyrimin për t’u regjistruar para hyrjes në territorin Italian në linkun faqes zyrtare të Rajonit të Toskanës, si vijon:

    https://www.prevenzionecollettiva.toscana.it/welcome/pages/segnalazione_estero.html

    🛬Sapo të mbërrijnë në Pisa apo Firence, pasagjerët janë të detyruar të tregojnë aplikimin e plotesuar, i cili do të verifikohet nga Departamenti i Shëndetit i Rajonit të Toskanës.

    📌I lutemi pasagjerëve të jenë të kujdesshëm, kundrejt këtij urdhëri të ri të dalë nga Rajoni i Toskanës, në Itali.

    📌Ju kujtojmë se lejohen të udhëtojnë vetëm rezidentët në Bashkimin Europian dhe nënshtetasit EU. ⠀⠀⠀

    Ju faleminderit për bashkëpunimin.

    Tirana International Airport

    Leave a Reply

    Your email address will not be published. Required fields are marked *