I rregulloi 5 fëmijët në Itali, dhe ata e bra ktisën, babai përfundon duke mbledhur kanoçe: I dola para makinës, por…

    Një vakt bukë në ditë, ndonjëherë edhe në dy ditë, është ajo që i mban shpirtin 67-vjeçarit Faik Cekrezi, që edhe këtë mundësi thotë se ia di për faleminderit Kishës.

    Bashke me gruan i gjen çdo mëngjes në hyrje të mensës sociale, pranë “Shkollës së Kuqe”, në Tiranë, për të konsumuar vaktin e vetëm që i mban në jetë, deri ditën kur mensa të hapet serish

    Faiku nuk ka qenë gjithmonë ky. Brenda të moshuarit që sot mezi mban veten në këmbë fshihet një baba që ka 5 fëmijë të rritur e të stabilizuar me punë në Itali.

    Por, fëmijët kanë vendosur ta ndëshkojnë rëndë babanë, që vendosi të rimartohet, pas ndarjes nga jeta të nënës së tyre, 11 vite më parë.

    I moshuari thotë se nuk mund të bra ktisë gruan, me të cilën ka 11 vite që bashkëjeton, duke vulosur vetëpërjashtimin nga fëmijët.

    Nga të gjithë përjashton vajzën e madhe, tek e cila ka ende shpresë. Sapo i përmend emrin zë e preket dhe lotët nuk e lënë të flasë.

    Përbuzja e njerëzve më të afërt, që dikur u trokisnin në derë për ndihmë, i ka mposhtur deri në atë pikë sa të dy burrë e grua kanë tentuar të ikin nga kjo botë më shumë se një herë.

    Si Faiku dhe Luljeta rrëfejnë mes lotësh se i kanë dalë para makinës që të ikin nga kjo botë, por pa sukses.

    Leave a Reply

    Your email address will not be published. Required fields are marked *