Babë e bir të infektuar me korovirus kanë biznese në Tiranë, mes tyre edhe një LOKAL, të afërmit iu nënshtrohen analizave

    Dalin detaje të reja nga dy të infektuarit me koronavirus.

    Dy të prekurit nga koronavirusi janë banorë të Tiranës. V.Kola 54 vjeç dhe P.Kola, 28 vjeç banojnë në rrugën “Irfan Tomini” në Tiranë dhe janë me origjinë nga Puka.

    Ata janë pronarë të disa bizneseve, mes të cilëve edhe një lokal. Lokali në pronësi të tyre ndodhet pas “Diplomat 2”, në rrugën “Irfan Tomini”, në Tiranën e Re.

    Djali ka hyrë më 26 shkurt nga pika kufitare e Murriqanit dhe më pas ka udhëtuar drejt Tiranës ku mesa duket ka infektuar të atin.

    Frika lidhet me personat që mund të kenë kontaktuar gjatë këtyre ditëve babë e bir ndërsa janë duke duke u bërë analizat për 14 të afërm të 28 vjeçarit dhe babait të tij.newsbomb

    Leave a Reply

    Your email address will not be published. Required fields are marked *