Flasin nga Infektivi babë e bir me korovirus: Jemi ne kushte skandaloze, ndihmë! Ja kur kanë hyrë në Muriqan

    Babë e bir, V.K dhe P.K,të infektuar nga koronavorusi kanë telefonuar në redaksinë e Ora News, duke kërkuar ndihmë për marrjen e shërbimit mjekësor.

    Ata thonë se kushtet në dhomën e Infektivit janë skandaloze, ambient tepër i ftohtë dhe ka mungesë shërbimi. Ora News solli pamje ekskluzive të situatës.

    Babë e bir të infektuar nga koronavirusi tregojnë se pasi kanë marrë mjekimin e parë askush nuk është interesuar më për vazhdimin e mjekimit.

    Mësohet se ka qenë djali që ka marrë virusin i pari dhe më pas ka infektuar babain e tij.

    Ai kishte mbërritur në Shqipëri nga pika kufitare tokësore e Hanit të Hotit në datën 26 shkurt dhe ka shfaqur shenjat e para.

    Lajmi i publikuar nga Ora News Eshte fshire nga portali mirepo gjumet kane ngelur. Nuk dihet arsyeja pse eshte fshire lajmi ndersa video vazhdon te jete online

    Leave a Reply

    Your email address will not be published. Required fields are marked *