Behuni gati nga dita e neserme. I nxehti ekstrem prek vendin tone

0
61

Të mërkurën vendi ynë do të përfshihet nga një valë e të nxehtit që do të sjellë temperatura të larta që arrijnë deri në 38 gradë Celsius.

Kjo valë do të jetë prezente edhe gjatë fundjavës, ndërsa Tirana është një nga zonat ku i nxehti do të ndihet më shumë.

“Vala e të nxehtit që prej ditësh është prezente në gadishullin Iberik dhe ka sjellë temperatura të larta atje. Gradualisht do spostohet drejt gadishullit Apenin dhe do sjellë temperatura ekstreme. Pjesa fundore e saj pritet të prekë dhe Shqipërinë. Do nisë që të mërkurën ndikimi i kësaj vale me temperatura të larta, të enjten do shkojë nga 33-38 gradë celsius. Zonat më të prekura pritet të jenë Elbsani, Kuçova, Tirana, ku këto vlera do regjistrohen më të larta. Deri në fundjavë pritet kjo tendendecë me rënie të lehta të temepraturave gjatë orëve të mesditës. Edhe fillimi i javës së ardhshme pritet që të jetë nën ndikimin e kësaj vale e të nxehtit”, tha Gentiana Stafa nga Shërbimi Meteorologjik Ushtarak.

Vendi ynë do përfshihet nga periferia e kësaj vale të nxehti dhe nuk do zgjasë gjatë, duke mos arritur edhe temperatura ekstreme siç janë parë në Spanjë.

“Njëkohësisht duhet theksuar që në pjesën verilindore dhe në pjesën e alpeve priten zhvillime vranësirash të cilat do të kenë dhe reshje të izoluara të shiut gjatë orëve të mesditës. Po kështu do ketë edhe zhvillime vranësirash të larta shtresore, që do bëjë të mundur që kjo valë e të nxehtit të shoqërohet dhe me lagështi në ajër që do bëj që të ndihet diçka më tepër se sa vlerat e regjistruara”, tha Stafa.

Këto temperature janë më të larta se sa normalja për muajin qershor por do të jenë prezentë në vendin tonë deri në përfundim të valës së të nxehtit.

Top Channel

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here