Beri vaksinën e koronavirusit, ndërron jetë pas 2 ditësh

    Një punonjëse e shëndetësise në Portugali ka ndërruar jetë dy ditë pasi mori vaksinën e “Pfizer” ndaj koronavirusit.

    Sonia Acevedo ishte 41 vjeç. Ajo ndërroi jetë në mënyrë të papritur në shtëpi natën e Vitit të Ri, 48 orë pasi mori dozën e parë të vaksinës. Autoritetet pritet të bëjnë autopsinë gjatë ditës së nesërme.

    Ajo ishte nënë e dy fëmijëve, e cila punonte në pediatri në Institutin Portugez të Onkologjisë në Porto. Babai i saj Abilio Acevedo tha për mediat portugeze se ajo nuk kishte pasur asnjë problem shëndetësor të mëparshëm.

    “Ajo mori vaksinën ndaj Covid-19, por nuk kishte asnjë simptomë. Nuk e di se çfarë ka ndodhur. Unë dua përgjigje. Unë dua të di se çfarë çoi në vdekjen e vajzës sime”, tha Abilio Acevedo.

    Drejtuesit e institucionit ku punonte Sonia Acevedo konfirmuan se ajo ishte vaksinuar kundër koronavirusit më 30 dhjetor dhe thanë se nuk kishin pasur ndonjë njoftim për ndonjë efekt anësor pasi 41-vjeçarja mori vaksinën.

    Sonia Acevedo jetonte me familjen e saj në Maia, pranë Portos, por vdiq në shtëpinë e partnerit të saj në Trofa.

    Pasi mori dozën e parë të vaksinës, ajo ndryshoi foton e saj të profilit në Facebook, me maskë në fytyre, ndërsa bashkëngjitur shkroi: “E sapo vaksinuar ndaj Covid-19”.

    Babai i saj tha se ai mori një telefonatë rreth orës 11:00 të mëngjesit të së premtes, ku i thanë se vajza e tij kishte ndërruar jetë. “Vajza ime u largua nga shtëpia dhe nuk e pashë kurrë më”, tha ai.

    Ndërkohë, vajza e 41-vjeçares tha se nëna e saj nuk ishte ankuar për asgjë tjetër, veç një dhimbje të lehtë në zonën ku kishte bërë vaksinën.

    Sonia Acevedo ishte një nga 538 punonjëset në këtë institucion në Portugali që morën vaksinën e Pfizer-BioNTech.

    Leave a Reply

    Your email address will not be published. Required fields are marked *