Biznesmenet shqiptarë i dhurojnë 7 mijë maska komunës italiane

    Pronarët shqiptare te kompanise se ndërtimit “Illyrian costruire per passione” pa bujë të madhe i kanë dhuruar 7 mije maska, qytetarit të parë të komunës, Elvy Betandini, shoqëruar me një letër për banorët.

    “Historia jonë na ka mësuar, se janë të rralla momentet kur mund ta tregojmë me fakte se ndihemi pjesë e këtij komuniteti. Me këtë gjest, duam t’iu falenderojmë për mikëpritjen dhe dashurinë që na keni dhënë që prej ditës së parë”, shkruajnë Oltioni, Endri, dhe Alfredi.

    Ashtu sic shihet edhë në foton e mëposhtme, veprimi solidar i shqiptarëve u pasqyrua dhe në shtypin lokal, duke dhënë një tjetër shembull pozitiv.

    Leave a Reply

    Your email address will not be published. Required fields are marked *