Burri i merr jetën gruas me cekic pasi ajo e shtyu dhe tre vajzat po flinin gjumë

Një burrë ka rrahur gruan e tij për vdekje me çekiç, ndërsa fëmijët e tyre flinin në të njëjtën banesë.Ata ishin prindër te tre fëmijëve.

35 vjecari thuhet se i tha policisë se ai dhe gruaja e tij 31-vjeçare u grindën kur u kthye në shtëpi nga puna në një klub nate në orën 5 të mëngjesit.

Më pas ai dyshohet se e ka mbytur para se ta godiste me çekiç. Tre vajzat e çiftit po flinin vetëm pak metra larg në dhomat e tyre.

Ja cfarë raportoi në polici 35 vjecari:”Unë punoj në një klub nate. U ktheva rreth orës 5 të mëngjesit. Unë isha ulur dhe pija birrë. Një nga vajzat tona u zgjua dhe gruaja ime u zgjua gjithashtu,”. “Ajo më pa duke pirë dhe u zemërua me mua. Më pyeti: “A po pi përsëri?” Filloi një debat. Ajo më shtyu dhe më pas unë e ktheva prapa. Nuk kisha ndërmend ta vrisja.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *