‘Çmendet’ kryebashkiaku shqiptar: Mbyll gjithcka, urdhëron qytetaret të blejne ushqime për 15 ditë

    Pas konfirmimit te rastit te parë me koronavirusi, bashkia e Poliçanit ka marrë një masë ekstreme, ndërsa paralajmëron qytetarët e saj që do të mbyllen në banesë për 15 ditë.

    Përmes një njoftimi në faqen zyrtare të ‘Facebook’-ut, bashkia bën me dije se banorët duhet të bëjnë furnizime, pasi për 2 javë rresht do të qëndrojnë të izoluar.

    Po ashtu në njoftim thuhet se të gjitha shërbimet do të jenë të mbyllura. Kujtojmë se me urdhër të kryetarit të Bashkisë, Adriatik Zotkaj, në hyrje të qytetit u vendos një tra, ku hyrje-daljet mbikëqyrshin nga policia.
    ‘Qytetarë të Poliçanit,

    Duke marr shkas nga konfirmimi i rastit të parë me Covid-19 në qytetin tonë, ju lutemi respektoni rregullat dhe qëndroni në shtëpi !

    Qyteti jonë është i vogël dhe rreziku për përhapje është shumë i madh, pasi personi i konfirmuar dhe familjar të tij kanë patur kontakte të vazhdueshme me persona të tjerë në qytet!

    Të gjitha shërbimet do të jenë të mbyllura!
    Shmangni daljet nga shtëpia dhe merrni masa për furnizimin me ushqime bazë për të paktën 15 ditë!
    Personat në nevojë, të moshuarit e vetmuar apo çdo kategori tjetër me nevoja specifike, të kontaktojnë në numrin e cel: 0698346110 për çdo nevojë të tyre, pasi stafi i Bashkisë Poliçan është në gatishmëri të plotë për ju!

    I gjithë qyteti do të jetë në karantinë absolute për të paktën 2 javë?
    Nuk është momenti të panikohemi, por të jemi të vëmendshëm dhe të respektojmë rregullat e karantinimi për të minimizuar përhapjen dhe infektimin në masë!’

    Leave a Reply

    Your email address will not be published. Required fields are marked *