Rama tregon rregullat për emigrantët: ‘Kush kërkon të hyje në Shqipëri duhet patjetër që

    Kryeministri Edi Rama në një lidhje live në Facebook, ka folur për çështjen e shqiptarëve që kanë ngelur në kufi, duke u shprehur se do të lejohen të futen në kufi vetëm qytetarët që nuk janë rezidentë në vendet e huaja.

    Këta qytetarë do të vendosen në karantinë në hotele për 14 ditë, por shpenzimet do të jenë të gjitha të paguara nga ata vetë, ndërsa do të mbikqyren nga Policia e Shtetit.

    Për shqiptarët që janë rezidentë në Greqi, Rama ka thënë se nuk do të lejohen të futen në Shqipëri.

    Kryeministri ka sul muar edhe ish-kryeministrin Sali Berisha, të cilin e ka cilësuar si një nxitës së të keqes mes shqiptarëve.

    “Së pari dua t’ju them pa entuziazëm, por me bindje dhe optimizëm inkurajues duhet nënvizuar që ecuria është goxha pozitive, falë jush, që po bëni më të mirën tuaj.
    Vërtetë janë shumë pak ata që nuk binden, por mbeten një mi në me sahat, që duhet ta aresojmë patjetër.

    Ndërkohë ka shumë halle dhe çështje që shumë njerëz po përballen, por po merremi me të gjitha ditë-natë.

    Më lejoni të prek një çështje që keni bërë shumë pyetje, cështjen e kufijve.
    Duke shprehur keqardhje për disa media që i transmetojnë si pamje live edhe pamjet e 2-3 ditëve më parë.
    Në Kakavijë s’ka asnjë problem, s’ka asnjë që kërkon të hyjë.
    Në Kapshticë kemi 19 makina të personave që janë banorë rezidentë në Greqi, që nuk kanë asnjë ur gjencë, por kërkojnë të hyjnë të takojnë familjet.

    Në këtë kohë, është e vetmja rrugë që ne kemi që të dekurajojmë hyrjet në kufi.
    Kush bën patriotin, kush bën vajtimtarin për shkeljet e të drejtave të njeriut, synon të nxisë ka tastrofën.

    Është fakt që prej shumë vitesh Sali Berisha ka vetëm një synim: si e si të shka tërrojë Shqipërinë.
    E solla këtu këtë emër të papëlqyeshëm për shqiptarët, si një nxitës të së keqes së shqiptarëve.

    Është e pajustifikueshme që të nxiten njerëzit të vijnë në kufij dhe të nxitet she rri me policinë.
    Kemi vendosur që brenda 24 orëve të ardhshme të hyjmë në një proces të ndërmjetëm, kush do të vijë në kufij tokësorë me dokumenta rezidence në vende të tjera nuk do të lejohet.
    Kush do të vijë në kufi me pretendime të tjera, do të karantinohet në hotel me shpenzimet e veta.

    14 ditë që do të paguajë vetë një çmim fiks, do të kontrollohen nga Policia e Shtetit”, tha Rama.

    Leave a Reply

    Your email address will not be published. Required fields are marked *