Dalin detaje te tjera nga ngjarja e rende ne Fier: Jetonte i vetem, kush eshte 38 vjecari me precedent..

    Një ngjarje e rëndë është shënuar sot në Fier, pasi një fëmijë është gjetur i pajetë. Në lidhje me ngjarjen është arrestuar nga Policia e Fierit, Klodian Çalamani, pasi dyshohet se është personi që ka rrëmbyer dhe më pas ka vrarë të miturin 8-vjeçar, i cili ishte i zhdukur ditën e sotme.

    Top Channel ka mësuar se 38 vjeçari është fqinj me familjen e 8 vjeçarit, Mateo Vllasia, të gjetur pa jetë dhe është beqar. Ai jeton i vetëm në shtëpinë e tij pasi babanë dhe vëllanë e ka në burg në Greqi ndërsa e ëma jeton në Maqedoni.

    Gjatë ditës së sotme 8 vjeçari është parë nga banorët e lagjes duke bërë xhiro me biçikletën e 38 vjeçarit. Kjo ka hedhur dyshime të policia, e cila menjëherë ka nisur hetimet.

    Vetëm pak minuta më vonë është arritur të ndalohet 38 vjeçari Klodian Calameni, i cili mësohet se e ka pranuar vr asjen.

    Trupi i 8 vjeçarit të pajetë ndodhet në mo rgun e spitalit dhe po punohet për të zbuluar se në çfarë mënyre është kryer vrasja.

    Leave a Reply

    Your email address will not be published. Required fields are marked *