News

Dalin masa te reja, Rama: Fundjava izolim total, nga e hëna vetem..

Dalin masa te reja, Rama: Fundjava izolim total, nga e hëna vetem..

Kryeministri Rama përmes një postimi në facebook ka njoftuar se nga dita e hënë do të ashpërsohen masat ndaj këmbësorëve.

Rama shkruan se qytetarët do të dalin nga shtëpia për të bërë pazaret vetëm me leje.

Ndërkohë që ashtu si javën e shkuar nga ora 13:00 deri në orën 5 të mëngjesit të së Hënës, gjithçka do jetë mbyllur, furrat e bukës, farmacitë dhe të gjithë aktivitetet e tjera që gjatë javës kanë qenë hapur në fashat e orareve të caktuara.

Postimi i plotë i Ramës:

“-GATI APLIKACIONI ONLINE OSE ME SMS PËR LEJE-DALJEN E VETËM NJË PERSONI NGA FAMILJA PËR TË BËRË PAZAR!

-NJËSOJ SI JAVËN E SHKUAR, NGA ORA 13.00 NESËR DERI TË HËNËN 05.00 TË GJITHË NË SHTËPI DHE TË GJITHË QEPENAT MBYLLUR!

-NGA E HËNA ASKUSH NUK DEL DOT MË NË PAZAR, PA MARRË LEJEN DIGJITALE ME E-MAIL OSE TELEFON NË EMËR TË FAMILJES.

*pas pak do të bëjmë prezantimin e aplikacionit që është shumë i thjeshtë dhe nga e hëna e deri në mbarim të luftës, do të jetë e vetmja rrugë për të dalë nga shtëpia në Tiranë e në qendrat urbane”, shkruan Kryeministri.