E dhimbshme/ Do sillte në jetë fëmijën e 3-të, ndërron jetë gazetarja e njohur shqiptare

    Gazetarja e RTK-së, Ardita Sylejmani ka ndërruar jetë në Budapest të Hungarisë. Gazetarja me prejardhje nga Gjilani dyshohet se ka humbur jetën gjatë procesit të lindjes.

    Dyshimet e para janë se ajo ka pasur komplikime shëndetësore ndërsa përkundër përpjekjeve të mjekëve, nuk ka arritur të mbijetojë, shrkuajnë mediat kosovare.

    Gazetarja Sylejmani është bashkëshorte e Shpend Bllacës, të punësuarit në stafin diplomatik të Republikës së Kosovës në kryeqytetin hungarez.

    Ajo ka lënë pas vetes tre fëmijë, përfshirë edhe vajzën e sapolindur.

    “Sot në moshën 32 vjeçare ka ndërruar jetë gazetarja dhe kolegia jonë e RTK-së Ardita Sylejmani. Me këtë rast Drejtori Gjeneral i RTK-së Ngadhnjim Kastrati e ka lëshuar një telegram ngushëllimi në të cilin thuhet:

    Me pikëllim të thellë morëm lajmin për ndarjen nga jeta të koleges, gazetares së dhomës së lajmeve Ardita Sylejmani – Bllaca.

    Ardita dha një kontribut të madh në RTK gjatë tërë kohës sa ka punuar në dhomën e lajmeve. Prandaj, humbja e saj është humbje e madhe për Radio Televizionin e Kosovës.

    Përkushtimi në punë në secilën detyrë që iu është besuar, si dhe dashuria për profesionin, bëjnë që Ardita Sylejmani – Bllaca të mbetet në kujtesën e familjarëve, miqve dhe kolegëve.

    Familja Sylejmani, familja Bllaca si dhe kolegë të RTK-së dhe më gjerë pranoni ngushëllimet më të sinqerta për ndarjen e saj nga jeta”, shkruan në ngushëllimin e rastit Radio Televizioni i Kosovës.

    Leave a Reply

    Your email address will not be published. Required fields are marked *