E fundit/ Pacienti me Covid-19 hidhet nga ‘Shefqet Ndroqi’

    Një burre 60 vjeçar ka ndërruar jetë në orët e para të ditës së sotme në Tiranë.

    Mësohet se burri me inicialet L.S është ka qenë duke u kuruar për Covid-19 në Spitalin “Shefqet Ndroqi” kur është vetëhedhur duke ndërruar jetë në vend.

    Ndërkohë, lidhur me rastin Policia njofton se “Me datë 30.11.2020, rreth orës 00:30, dyshohet se është vetëhedhur nga lartësia e një spitali shtetasi L.S.,60 vjeç, i cili për pasojë ka ndërruar jetë.

    Grupi hetimor dhe sherbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijojnë punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.”

    Leave a Reply

    Your email address will not be published. Required fields are marked *