‘E tmerrshme!’, reagimi i Arben Derhemit pas surprizës së bashkëshortes

0
231

Lidhja si shokë të ngushtë mes Arben Derhemit dhe vajzës, Darlin, mund të jetë marrëdhënia më e bukur babë e bijë që kemi parë. Të dy “lënë kokën” pas njëri-tjetrit dhe kalojnë shumë kohë bashkë, por po e njëjta gjë ndodh edhe me mami Ivën. Kjo e fundit, pa iu thënë gjë fare, i surprizoi dy të dashurit e saj me një mesazh në “Rudina” në Tv Klan, por një porosi e saj “ngacmoi” aktorin.

Përshëndetje Rudina, përshëndetje Beni dhe ylli im i bukur Darlin! E shtrenjta ime Darlin, që nga data 30 dhjetor 2009, jeta ime dhe e Benit ka ndryshuar. Je kuptimi i jetës sonë, je dashuria jonë më e madhe dhe dashuria për ty është e përjetshme. Unë jam shumë krenare për marrëdhënien që ju të dy keni me njëri-tjetrin, sa shumë e vlerësoni, e doni, e respektoni njëri-tjetrin. Jeni një kombinim perfekt, një Virgjëreshë dhe një Bricjap. Dhe ju lutem, sa herë që gatuani: e para, mendoni për shijet e mia dhe e dyta, mos e bëni aq rrëmujë kuzhinën, se kush rri e pastron. Ju përqafoj të gjithëve!

Por Beni s’mund të dilte nga natyra e tij. Për të fshehur emocionin pas videos surprizë, ai tha:

“E kupton? Pak se i gatuajmë, thotë edhe mos e bëni rrëmujë kuzhinën. E tmerrshme!”

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here