Emigranti: Me vjen te qesh kur këta ne Shqiperi qahen për çmimet! Rama: S’e dinë këta që ju e keni më të vështirë të nxirrni fundin e muajit

Kryeministri Edi Rama ka qenë ditën e sotme në Durrës, ku ka dorëzuar çelësat e apartamenteve të reja për 230 familje që humbën banesat në tërmetin e 2 viteve më parë.

Në mesin e qytetarëve që përfituan banesë të re ishte edhe një emigrant që jetonte në Itali, me të cilin Rama pati një bashkëbisedim të shkurtër. Kryeministri e pyeti qytetarin për jetesën në Itali dhe çmimet e rritura, teksa ky i fundit i tha se buzëqesh kur dëgjon shqiptarët se ankohen.

Sipas Ramës, qytetarët italianë e kanë më të vështirë të nxjerrin fundin e muajit në krahasim me ata që jetojnë në Shqipëri.

Pjesë nga biseda:

Rama: Si shkojnë punët në Itali?

Emigranti: Mirë shkojnë, jetojmë

Rama: Me çmimet?

Emigranti: Çmimet, qahen këta të Shqipërisë, por çmimet janë edhe atje, nafta…buzëqesh kur qahen këta, se nuk është vetëm në Shqipëri, por në të gjithë botën.

Rama: Disa këtu nuk e dinë që për ta kapur fundin e muajit e keni më të vështirë ju andej. Atje të nxjerrin nga shtëpia.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *