Lajm i keq për të ata qe kane marre tre doza ndaj kovidit

0
213

Personat që kanë marrë tre doza vaksine për kovidin kanë tre herë më shumë gjasa që të infektohen me BA.2, Omikron 2, varianti i ri që po qarkullon sidomos në Evropë. Kjo u bë e ditur nga një grup shkencëtarësh danezë të cilët publikuan studimin e tyre mbi efikasitetin e vaksinave.

Dr. Frederic Plesner, kreu i grupit studimor tha se qytetarët që kanë marrë dozën e tretë përforcuese kanë tre herë më shumë rrezik të infektohen me Omikron 2, kurse ata që nuk janë vaksinuar fare, 2.6 herë.

Ata që kanë marrë dy doza vaksine, kanë 2.5 herë më shumë gjasa të infektohen dhe 2.2 herë ata me një dozë vaksine, citon noa.al.

Nënvarianti Omicron – i njohur gjithashtu si Omicron 2 – është rreth 33% më ngjitës se ai aktual, sipas hulumtimit të ri nga shkencëtarët nga Danimarka, vend ku Omicron 2 është zgjeruar me shpejtësi dhe përbën pjesën dërrmuese të rasteve të reja (82%).

Edhe mjeku grek në SHBA, prof. Dr. Jorgo Pavlaki, tha sot në intervistë me Mega Channel se ka një zhvillim të ri, shqetësues për ata që kanë bërë dozën e tretë sepse nuk mund të ruhen dot nga infektimi me Omikron pasi janë të ekspozuar gjerësisht ndaj tij.

Studiuesit arritën në përfundimin se “Omicron BA.2 është në thelb dukshëm më ngjitës se BA.1 dhe gjithashtu posedon veti imunosupresive që reduktojnë më tej efikasitetin mbrojtës të vaksinës kundër këtij infeksioni.” /noa.al

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here