Erdhi nga Italia, 40-vjeçari nga Bulqiza shtrohet tek Infektivi, nëna: I morën dy analiza por..

    Një i ri 40 vjeçar i cili më 22 shkurt është kthyer në Shqipëri pasi kishte qenë në Santa Maria në Itali, rreth 5-6 ditë më parë ka shfaqur simptoma me temperaturë, kollë dhe probleme me frymëmarrjen, arsye për të cilën nga spitali i Bulqizës e kanë sjellë në QSUT për t’i bërë analizën e koronavirusit.

    Nëna e tij, jashtë ambienteve të Urgjencës tek Spitali Infektiv tha në një prononcim për gazetarët, se djalin e kanë çuar fillimisht në spitalin e Bulqizës, dhe atje i kanë thënë ta sjellin në Tiranë. Me makinë personale, familjarët e kanë sjellë pranë Sanatoriumit, dhe më tej e kanë transportuar tek Infektivi në QSUT. Sipas nënës së djalit, i cili ndodhet brenda zonës së karantinës tek Infektivi, i janë marrë analiza edhe pasditen e djeshme kur ata erdhën në spital, por edhe sot, ndërsa përgjigjet ende nuk kanë dalë.

    “E çuam tek spitali në Bulqizë, pastaj erdhëm direkt për në Tiranë. Nga sanatoriumi na sollën këtu (tek infektivi). Nga Bulqiza erdhëm me makinë personale, nga ora 5 e ca. I kanë marrë analizat, asnjë lloj përgjigjeje. Vetëm i kanë dhënë një kokërr. Analizat ia kanë marrë edhe në mëngjes, edhe dje. As mua nuk më kanë bërë kontroll. Akoma nuk na e kanë dhënë se çfarë sëmundje ka“, tha ajo.

    Leave a Reply

    Your email address will not be published. Required fields are marked *