Familja rome e gjeti te koshi i ple hrave 12 vite më parë. Ja cfarë ka ndodhur sot me Isaleon

    I rritur mes halleve nga familja që i shpëtoi jetën dhe që dashurinë nuk ia kanë kursyer kurrë.  Isaleo nuk kërkon t’i njohë prindërit biologjikë që e brak tisën.

    Isaleo sot është 12 vjeç dhe e di mirë historinë e tij.

    Në familjen rome ashtu si 10 vjet më parë asgjë ska ndryshuar.  Për baba njeh Leonardin djalin e shtëpisë. Ai e gjeti dhe e solli në shtëpi dhe gjyshja Noçe e ëma e Leonardit e ka rritur Isaleon.

    Sot ata ende jetojnë me të ardhurat nga kanaçet që mbledhin në koshat e mbeturinave. Por familja rome që e rriti kërkon që Isaleon të shpëtojë një herë e mirë nga koshat.

    Ata duan që e ardhmja e tij  të jetë ndryshe dhe mos varet mbijetesa nga plehra, atje ku ia shpëtuan jetën 12 vjet më parë.

    Leave a Reply

    Your email address will not be published. Required fields are marked *