Fifi në hall të madh brenda shtëpisë/ S’di me kë të ri, po më përdorin…

    Pas spektaklit të së martës, dhe lojës sFi shumëpërfolur të Fifit dhe Monikës që preku Semin, shtëpia e “Big Brother”, duket se është ndarë në dy grupe. Ndaj bisedat, ‘analizat’, thashethemet dhe sulmet mes tyre nuk kanë të sosur. Kjo situatë duket se ka rënduar gjendjen emocionale dhe psikologjike të shumicës prej banorëve.

    Pas spektaklit të djeshëm, Fifi ka shpërthyer në lot duke thënë se ‘’e ka marrë malli të jetë vetvetja’’.

    ‘’Dua të qesh, dua të bëhem Fifi. Kam dalë në publik si psikopate, si egosite, si egocentrike’’,- tha ajo e përlotur.

    “Nuk di me kë të rri, njërin grup e kam që e kam armik, këta me të cilët rrija më paskan përdorur për aleanca”, shtoi këngëtarja.

    Beatrix, Monika dhe të tjerët u përopqën ta ngushëllonin dhe ta qartësonin se përgjatë kësaj loje gjërat duhen marrë me shumë sportivitet.

    Leave a Reply

    Your email address will not be published. Required fields are marked *