Fillimi i vitit te ri shkollor, Ministria e Arsimit i drejtohet prindërve: Duhet te zgjedhni nje nga keto skenare

    Ministria e Arsimit, akoma nuk ka nje plan te qarte se si do te zhvillohet mesimi kete vit shkollor per shkak te situates se krijuar nga koronavirusi. Por sipas Ministrise jane duke u shqyrtuar 4 skenare te dobishem te cilat do t`i paraqiten prinderve dhe do te jene ata qe do te zgjedhin se si do te behet mesimi ne kete vit shkollor.

    Viti i kaluar shkollor kishte shume veshtiresi pasi nisi qe ne 26 nentor me problematikat e termetit e me tej prej pandemise ku mesimi filloi te zhvillohej online.

    Mirepo edhe ky proces kishte veshtiresi te shumta pasi ishin te shumte femijet e perjashtuar prej tij per shkak se nuk kishin mundesi te hynin ne kete proces si mungese e mjeteve dhe internetit te nevojshem. Pjesa me e madhe e zonave rurale ku ka nje perqindje e madhe te shkollave jane te pamundura ekonomikisht te zhvillojne nje proces te tille mesimi online.

    Këto janë 4 alternativat, mes të cilave prindërit do të duhet të zgjedhin:

    1 Shkollat të fillojnë procesin mësimor normalisht, me kapacitet dhe funksionim të plotë nëse është mundësia, duke respektuar rregullat e higjienës dhe të distancimit fizik.

    2 Shkollat të fillojnë procesin mësimor me grupe të vogla nxënësish, orë mësimore të reduktuara dhe me turne, duke respektuar rregullat e higjienës dhe të distancimit fizik.

    3 Shkollat të fillojnë procesin mësimor me mësim të kombinuar në klasë dhe online duke respektuar rregullat e higjienës dhe të distancimit fizik.

    4 Shkollat të fillojnë procesin mësimor vetëm online duke realizuar mësimin në distancë

    Leave a Reply

    Your email address will not be published. Required fields are marked *