Urgjente/ Meta ndërpret pushimet, niset drejt Tiranës dhe paralajmëron qeverine Rama

    Presidenti i vendit, Ilir Meta gjatë një konference për shtyp ka akuzuar qeverinë si shkaktaren dhe përgjegjësen kryesore të krizës humanitare, shkaktuar nga radhët në pikën kufitare të Kakavijës.

    “Çfarë informimi ka pasur për shqiptarët që ikin në Greqi? Përgjegjësia vetëm mbi qeverinë dhe shtetin shqiptar, nuk mund t’i vihet faj emigrantëve”, ishin fjalët e kreut të Shtetit, që edhe i kërkoi ndjesë të gjithë emigrantëve të cilët për 4 ditë pritën në radhë në kushte të vështira. Sipas tij nuk ka kuptim as fajësimi i palës greke, që “punën e saj e bën shumë mirë”.

    Shteti sipas tij duhet të sigurojë tamponët falas për emigrantët, nga momenti që është shumë i shtrenjtë për familjet.

    Meta shtoi se “një qeveri e përgjegjshme nuk reagon pas situatës”  dhe se “qytetarët nuk morën informacion as për tampon as për përkthimin e testeve”, duke akuzuar dy herë Edi Ramën, “si kryeministër dhe ministër i Jashtëm”.

    Presidenti deklaroi se Presidenca ka bërë të gjitha hapat e duhura dhe se fillimisht kishte mbajtur qëndrim të rezervuar për shkak të situatës delikate në kufi, por pasi qeveria filloi të fajësonte vetë qytetarët, duhej të ndërhynte.

    Sipas tij situata mund të vazhdojë gjatë dhe se për këtë duhet mbështetur sa më shumë shëndetësia në vend.

    Leave a Reply

    Your email address will not be published. Required fields are marked *