Finlanda kerkoi antarsimin ne Nato. Rusia fillon nga neser “sulmin” e pare ndaj saj

0
91

Kërkesa e Finlandës për t’iu bashkuar NATO-s ka sjellë kundërpërgjigjen e menjëhershme të Rusisë, e cila ka njoftuar se nga nesër do të ndërpresë furnizimet me energji elektrike në Finlandë.

“Ne jemi të detyruar të pezullojmë importin e energjisë elektrike duke filluar nga 14 maji”, tha RAO Nordic, një degë e Holdingut energjetik shtetëror rus Inter RAO.

Sipas zyrtarëve, furnizimi me energji vjen pasi RAO Nordic nuk është në gjendje të bëjë pagesa për energjinë elektrike të importuar nga Rusia.

Moska ka paralajmëruar më herët se anëtarësimi i Finlandës në NATO shihet si një kërcënim, ndaj do të marrë çdo hap të mundshëm për të dëmtuar sa më shumë Finlandën, por edhe Suedinë, pasi edhe këta të fundit kanë aplikuar për t’u anëtarësuar në Aleancën e Veriut.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here