Florian Agalliu largohet nga Top Channel

    Moderatori Florian Agalliu do të largohet nga televizioni Top Channel pasi ai ka vendosur të mos jetë më pjesë e ekranit të televizionit .

    Sipas burimeve nga ‘revistëswho’, nga muaji janar moderatori do të ndërpresë kontratën me TCH, i cili prej 2 vitesh prezanton emisionin e paradites ‘Në shtëpinë tonë’.

    Ende nuk dihen motivet përse moderatori tërhiqet nga ky bashkëpunim me Top Channel, teksa bashkë me të do të largohet edhe bashkëshortja e tij, Renisa Shabani, e cila ishte autore e këtij emisioni  që prej fillimit të këtij formati televiziv.

    Pas janarit të vitit të ardhshëm mbetet për tu parë se si do të vazhdojë emisioni i paradites në televizionin Top Channel

    Leave a Reply

    Your email address will not be published. Required fields are marked *