Frikë nga lija e majmunit , shteti i pare i BE qe rikthen KARANTINËN, do të izolohen për 21 ditë personat qe..

Belgjika bëhet vendi i parë që vendos karantinën e detyrueshme 21-ditore për rastet e lisë së majmunëve.

Janë tani gjithsej 14 vende që konfirmojnë raste të virusit me linë e majmunit, në një kohë kur OBSH paralajmëron një rritje të rasteve.

Të infektuarit me virus duhet të izolohen për tre javë, thanë autoritetet shëndetësore belge pas identifikimit të tre rasteve në vend.

Maska kthehet në Nju Jork

Në të njëjtën kohë, përdorimi i detyrueshëm i maskës në ambiente të mbyllura kthehet në Nju Jork pasi u zbulua rasti i parë i lisë së majmunëve. Departamenti i Shëndetësisë inkurajon njujorkezët të mbajnë maska ​​​​për fytyrën për t’u mbrojtur nga shpërthimi i virusit të ri, si dhe nga COVID-19 dhe gripi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *