Grida Duma flet nga izolimi: Ja cfarë po marr kundra koronavirusit

    Ish deputetja e PD Grida Duma, ka treguar në një lidhje me Top Channel, si po i kalon ajo këto ditë kur i gjithë aktiviteti është ndalur. Ajo ka nënvizuar faktin se izolimi dhe karantinimi duhet të ishin thënë më parë, ndërsa theksoi se ka pak informacion zyrtar që nuk mjafton për qytetarët.

    Si po e trajtoni ju veten në kushtet e shtëpisë?

    Grida Duma: Bëj aq sa bëjnë të gjithë ata që janë paksa të informuar, vitamina C nëse merret nga portokalli, limoni apo si tablet, bën vecse mirë.

    Nuk duhet ta lërë veten të ketë ftohtë, edhe në kushte normale s’duhet të jemi të pakujdesshëm edhe kundrejt një gripi stinor. Më e rëndësishme të kuptosh që fëmijët të jenë më të kujdesshëm të lajnë duart, edhe nëse do dalin në hapësirën e përbashkët të pallatit. Se gjendja e të ndenjurit në shpi kur vjen nga kënaqësia është tjetër, kur vjen nga bllokimi krijon nervozizëm e agresivitet tek fëmijët.

    Leave a Reply

    Your email address will not be published. Required fields are marked *