Habit çifti/ Burri: E kam të dashurën 30 vite më të re, gruaja nuk mi plotëson kushtet, femra duhet te.. Ja reagimi i gruas

Çfarë mendojnë qytetarët për tradhtinë, a do ta falnin, femrat apo meshkujt, kush tradhton më shumë? Kjo ishte tema e pyetjeve për rubrikën e Vox Pop me Enkin, në emision Ditë e Re, në Rtv Ora.

Disa qytetarë thonë femrat, të tjerë meshkujt, por ka dhe nga ata që thonë se të dyja palët janë njësoj.

Qytetari 1:“Femrat tradhtojnë më shumë. Nuk e fal tradhtinë.”

Qytetarja 2: “Më duke se femrat e kanë fajin.”

Qytetarja 3: “Të dy tradhtojnë.”

Ndërkohë një çift të moshuarish habit me përgjigjen që jep. Burri thotë se e ka tradhtuar gjithmonë bashkëshorten, ndërsa kjo e fundit është në dijeni për çdo gjë e bën një sy qorr e një vesh shurdh.

Bashkëshortja: “Kisha kuptuar që burri më tradhtonte, por bëja një sy qorr dhe një sy shurdh sepse isha e re dhe kisha fëmijë.”

Bashkëshorti: “E kam tradhtuar që në tëra moshat. E tradhtoj sepse nuk mi plotëson kushtet. Femra duhet të jetë më e vogël. E kam të dashurën 30 vite më të re, është thjesht kalimtare.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *