Harrojeni korovirusin! Mjeku Mentor Petrela tregon detajet qe si keni degjuar kurre me pare

    Edhe e gjithë bota eshte futur në karantinë, pandemia e koronavirusit të ri nuk është e vetmja që ka njohur bota dhe madje as më fatalja.

    Prof.Dr. Mentor Petrela, shef i Shërbimit të Neurokirurgjisë në QSUT në një intervistë për Rtv Ora u ndal vetëm te historiku i epidemive në vendin tonë.

    Ai tregon se në vitet ’68-’69, gripi i Hong Kongut i futur në vendin tonë përmes specialistëve kinezë u mori jetën 300 personave vetëm në Tiranë në harkun kohor të dy muajve.

    Petrela: Kemi disa epidemi virale në kujtesën e vendit tonë. Kemi epidemninë e H3N2, gripi i Hong Kongut i viteve ’68-’69 që u fut përmes specialistëve kinezë. Në 2 muaj ka pasur 300 të vdekur në Tiranë. Nuk arrinin mjetet e funeraleve dhe të afërmit dhe filluan të bëheshin varrimet në orën 10, që nuk ishte zakon. Ka qenë dhe epidemia jo virale e kolerës në ’94, me 36 të vdekur. Dhe epidemia virale e poliomelititit që ka pasur 4 të vdekur. Flasim për epidemi dhe jo pandemi. Pandemi ka qenë gripi i Hong Kongut.

    Edhe pse shifrat aktuale nga koronavirusi nuk justifikojnë mbylljen totale të jetës, Petrela thotë se karantimi ka qenë e vetmja zgjidhje që Shqipëria ka për të shmangur përhapjen masive të virusit.

    Leave a Reply

    Your email address will not be published. Required fields are marked *