I tha Fifit të kam si motër/ Graniti habit me ato që i thotë Semit: Ajo mbetet gojëhapur

    Mbrëmjen e së dielës situata brenda shtëpisë së “Big Brother VIP” është tensionuar edhe më shumë. Këtë herë ishte një pjatë me fruta që dukej që Ganiti po e përgatiste për Semin, por në fakt bëri gjestin e papritur.

    Teksa ai po e përgatiste, Sheila po i thoshte se po e bën me dashuri për Semin. Pas kësaj, Graniti vendosi që pjatën me fruta të ia dërgojë Fifit. E pikërisht kjo gjë çoi deri në debate të ashpra ndërmjet banorëve.

    “E kam një ide të mirë, po ia çoj Fifit”, tha Graniti pasi bëri gati frutat. Menjëherë pas kësaj reaguan Sheila dhe Semi, duke u habitur me Canën dhe duke e quajtur të paedukatë.

    Por kjo nuk mbaroi me kaq, pasi edhe banorët e tjerë e diskutuan gjestin e Granitit. Ky i fundit tha se ishte Sheila ajo që e provokoi kur tha se “po e bën me dashni për Semin”.

    “Unë kesh tu e bo me zemër dhe dashni, por në momentin kur ndërhyri kjo fraerica (Sheila), po e bën për Semin me dashni, këso lojna…”, tha Graniti.

    Leave a Reply

    Your email address will not be published. Required fields are marked *