Sa rritën pensionet, fondi për “gjelin e detit”: Sa para për bebet, të përndjekurit dhe pronarët në 2022

    0
    55

    Qeveria planifikon që të bëjë një rritje minimale të pensioneve gjatë vitit 2022 duke marrë në konsideratë vetëm indeksimin e tyre në treguesit e inflacionit.

    Shqipëria është karakterizuar nga një inflacion i ulët gjatë viteve të fundit, i cili nuk ka kaluar 2%, ç’ka tregone dhe se edhe rritja e pensioneve gjatë vitit të ardhshëm pritet të jetë rreth kësaj mase.

    Qeveria ka parashikuar në buxhet një fond prej 2.6 miliard lekësh për indeksimin e pensioneve, ndërsa lajm i mirë është parashikimi edhe i një fondi tjetër prej 3.5 miliard lekësh me qëllim dhënien e një bonusi ndaj pensionistëve për festat e fundvitit. Ky fond është konsideruar edhe si shpërblimi për blerjen e gjelit të detit.

    Në lidhje me bonusin e bebeve janë parashikuar 2.2 miliard lekë. Për të përndjekurit është parashikuar një fond prej 1 miliard lekësh, ndërsa për pronarët do të ketë një fond prej 5 miliard lekësh.

    “Niveli i shpenzimeve për Skemën e Sigurimeve Shoqërore për vitin 2022, parashikohet në masën 148.9 miliardë lekë ose 8% e PBB. Nga ky fond, për indeksimin e pensioneve është parashikuar niveli prej 2.6 miliardë lekë dhe 3.5 miliardë lekë për bonusin e fundvitit për pensionistët.

    Shpenzimet për Fondin e Kompensimit në vlerë të Pronarëve, parashikohen në total në masën 5 miliardë lekë ose 0.3% e PBB. 14 Shpenzime të tjera sociale, përfshin fondet për pagesën e papunësisë, aftësisë së kufizuar, ndihmës ekonomike, dëmshpërblimin e ish-të përndjekurve politikë dhe bonusin e lindjeve. Shpenzimet për pagesën e papunësisë parashikohen në nivelin 900 milionë lekë. Shpenzimet për pagesën e ndihmës ekonomike dhe aftësisë së kufizuar parashikohen në nivelin 23.5 miliardë lekë ose 1.3% e PBB. Për ish-të përndjekurit është parashikuar një fond prej 1 miliardë lekë ose 0.1% e PBB-së. Për bonusin e lindjeve është parashikuar një fond prej 2.2 miliardë lekë ose 0.1% e PBB-së”, parashikon Ministria e Financave në Projektbuxhet.

    Projektbuxheti 2022

    Të ardhura – 536 miliard lekë

    Shpenzime – 637 miliard lekë

    Deficiti buxhetor – 101 miliard lekë.

    LEAVE A REPLY

    Please enter your comment!
    Please enter your name here