News

Ilaçi i artritit per koronavirusi mberrin në Shqipëri, si do përdoret. I kemi kërkuar Kinës..

Ilaçi i artritit per koronavirusi mberrin në Shqipëri, si do përdoret. I kemi kërkuar Kinës..

Ilaçi “Tocilizumab” që deri më sot ka shërbyer për trajtimin e artritit rheumatoid, është duke u aplikuar prej ditësh në Itali tek të infektuarit me koronavirus që kanë shfaqur komplikacione, duke dhënë rezultat, por mbi të gjitha shpresë se ky virus mund të mposhtet.

Ky mendikament, i cili nuk sigurohet nga farmacitë në treg, por vetëm në spital, do të aplikohet shumë shpejt edhe nga Infektivi në QSUT. Pas konfirmimit dje për “Panorama Online” nga mjeku infeksionist prof. Pëllumb Pipero, zv.ministrja e Shendetesise Mira Rakacolli ka thene sot se ky medikament gjendet ne Shqiperi dhe do ofrohet ne baze te protokolleve qe do percaktoje sherbimi Infektiv.

‘Medikamenti që përdoret karshi artitit përdoret për të, është një medikament që e kemi dhe në Shqiëri. Kriteret e përdorimit të tij janë të përcaktuara nga shërbimi infektiv e patjetër në bazë të protokolleve që do ofrojë Infektivi do ofrohet e gjithë sasia që është e nevojshme për ata persona që u duhet ta përdorin këtë medikament“, tha ajo.

E pyetur a keni kërkuar ndihmë nga Kina për personel mjekësor dhe pajisje, Rakacolli e pohoi.

“Po, kemi bërë një komunikim zyrtar me ambasadën e Kinës në Shqipëri duke ia shprehur këtë kërkesë“.