Vjen lajmi optimist nga Infektivi, 3 nga pacientët ..

    Një lajm optimist vjen nga Urgjenca e Infektivit në QSUT, ku tre prej 20 pacientëve të shtruar me koronavirus kanë shfaqur përmirësime të dukshme.

    Gjithashtu, edhe ato që ishin në reanimacion janë në një gjendje stabël.

    Ndërkohë më e vështirë është beteja për një nga pacientët, i cili po mbahet me frymëmarrje të drejtuar nëpërmjet aparaturave.

    Tek infektivi janë të shtruar 20 persona nga të cilët: 10 janë të moshës 60-85 vjeç, 6 janë të moshës 50-60 vjeç dhe 4 janë të moshës 30-49 vjeç.

    Këto informacione të detajuara u dhanë nga kreu i qeverisë Edi Rama.

    Kujtojmë se ditën e djeshme në Shqipëri janë konfirmuar edhe katër persona të identifikuar si të prekur me koronavirus, ku prej tyre dy janë ekip spitalor.

    Përditësimi i situatës së COVID-19 në Shqipëri u bë dje në mesditë përmes një deklarate të regjistruar më herët nga Mira Rakacolli, Zv/Ministre e Shëndetësisë. Ajo tha se në total deri mesditën e të dielës janë 42 raste me COVID-19.

    Leave a Reply

    Your email address will not be published. Required fields are marked *