Sizmologu i njohur grek: Kishim paralajmëruar, të dhënat i kishit aty por.. (VIDEO)

    Spyridon Pavlidis, paleosizmiolog në Universitetin grek të Selanikut, ka dhënë një intervistë për gazetën Dita. Ai ka treguar se bashkë me ekspertët shqiptarë kanë përgatitur një hartë të çarjeve të tokës në Shqipëri, në kuadër të një studimi për gazsjellësin TAP, por edhe të një nisme për një hartë të përbashkët të zonave me rrezik sizmik në Europë.

    Spyridon Pavlidis është paleosizmolog, shef katedre dhe profesor prej 40 vitesh në Universitetin e Selanikut. Ka reputacion të lartë në Europë për studimet mbi sjelljen e tërmeteve bazuar te historiku i tyre. Mediat greke e cituan pas tërmetit atë dhe raportin për TAP si paralajmërues të lëkundjeve sizmike që po afronin në Shqipëri.

    Profesor Pavlidis e njeh shumë mirë Shqipërinë. Ka punuar me sizmologjinë e truallit shqiptar prej viti 1989, ka qenë shumë shpesh në Shqipëri. Ka respekt të veçantë për brezin e shkencëtarëve të vjetër shqiptarë, veçanërisht kolegëve Sulstarova, Muço e Aliaj.

    “Bëmë hulumtime, por prej tyre i morëm të dhënat për raportin e TAP, prej tyre arritëm në përfundimet që arritëm, aty i keni pasur” – thotë ai gjatë intervistës.

    Ironike apo jo? I kemi pasur por asnjë prej nesh nuk ka patur sy të shohë, as veshë të dëgjojë.

    “Nuk e përdorim asnjëherë fjalën parashikim. Sepse nuk mund të bëhet parashikim. Parashikim do të thotë se mund të thuash kohën, magnitudën, të thuash se në cilin qytet do të bjerë tërmet. Kjo është e pamundur, të gjithë shkencëtarët e dinë këtë. Në mënyrë kategorike nuk mundemi. Ne shkuam pak më tej. U fokusuam në disa çarje specifike.

    Për çdo çarje mund të vlerësosh se çfarë tërmeti mund të japë. Shqipëria, ashtu si Greqia ka shumë çarje të tokës. Pasi u fokusuam, në vlerësuam se këto çarje mund të gjenerojnë tërmet deri në 6.7 në zonën e Durrësit si dhe në disa zona që lidhen me të, deri në 6.5 Sipas të dhënave tona, çdo e çarë llogaritet të aktivizohet për 500 deri në 1 mijë, madje edhe 2 mijë vite. Por kujdes, kur është e vetme. Kur kemi shumë të çara, aktivizohen çdo 40-50 vite”, shton gjithashtu profesori.

    ***

    Më poshtë pjesa e parë e intervistës me prof.Pavlidis, marrë nga një ekip xhirimi i DITA, në zyrën e tij në Universitetin e Selanikut./gazeta dita/

    Leave a Reply

    Your email address will not be published. Required fields are marked *