News

Italia ku jetojnë mijëra shqiptarë merr vendimin drastik, sapo ndodhi, nga koronavirusi mbyllen të gjitha…

Italia ku jetojnë mijëra shqiptarë merr vendimin drastik, sapo ndodhi, nga koronavirusi mbyllen të gjitha…

Nder masat e parandalimit të përhapjes së koronavirusit, qeveria ka marrë vendimin drastik për të mbyllur shkollat dhe universitetet.

Vendimi është marrë sot nga takimi midis kryeministrit Giuseppe Conte dhe ministrave, raporton Ansa. Krahas kësaj, italianët do të duhet të ndryshojnë stilin e jetës së tyre për të paktën 30 ditë. Asnjë shtrëngim duarsh, asnjë përqafim, asnjë grumbillim, madje edhe ato sportive.

Qeveria italiane ka diskutuar marrjen e një sërë masash për të luftuar koronavirusin. Deri tani janë shënuar 2.263 të prekur me koronavirus dhe 79 viktima, duke rritur edhe më shumë frikën nga sëmundja që po përhapet me shpejtësi e po merr jetë njerëzish.

Në kuadër të masave është këshilluar shmangia e grumbullimeve për 30 ditë, përfshirë aktivitetet sportive. Ndërkohë që njerëzit mbi 75 vjeç dhe personat mbi 65 që kanë patologji apo sëmundje të tjera u kërkohet të mos shkojnë në vende të mbushura me njerëz, mundësisht të rrinë në shtëpi.

Gjithashtu njerëzve u rekomandohet që të shmangin përqafimet dhe shtrëngimet e duarve, kur është e mundur, dhe të mbajnë një distancë prej një metri nga njerëzit e tjerë. Masat do të kenë një shtrirje prej 30 ditësh, por duhet të rivlerësohen çdo dy javë.

Këshillë e vlefshme është të hiqni bizhutë gjatë larjes së duarve, pasi prania e tyre e pengon procesin. Kërkohet kufizim i qëndrimit të të afërmve të të sëmurëve në dhomat e pritjes në urgjencat mjekësore, po ashtu edhe i familjarëve.