Italia merr goditjen e madhe, kalon Kinën, shifrat e sotme kalojne cdo pritshmeri

    Në shtetin Italian, që nga fillimi i perhapjes koronavirusit, janë prekur 41.035 persona (5.322 më shumë se dje, me një rritje prej 14.9%). 

    Në konferencën për shtyp të ditës së sotme, kreu i Mbrojtjes Civile, Borrelli njoftoi se numri i viktimave në 24 orët e fundit është rritur me 427 duke e çuar në 3405.

    Janë 15,757 pacientë të shtruar në spital me simptoma; 2,498 janë në kujdesin intensiv (+241, + 10.7%), ndërsa 14.935 janë në izolim shtëpie.

    Autoritetet italiane i bëjnë apel të gjithë mjekëve dhe infermierëve që kanë dalë në pension gjatë dy viteve të fundit, si dhe atyre të punësuar në struktura private që të vendosen në dispozicion në këto ditë të vështira.

    Edhe Ekipet kineze, të ardhur në ndihmë të popullit italian kanë thënë se Italia duhet të marrë masa më të rrepta për të luftuar koronavirusin.

    Leave a Reply

    Your email address will not be published. Required fields are marked *