Italia shokohet nga gjesti i shqiptarit, çfarë i bëri burrit që humbi jeten nga Covid-19

    Gjesti i turpshem i infermierit shqiptar në Itali është shpërndarë gjerësisht në mediat vendase, duke e konsideruar një veprim të ulët.

    Bëhet fjalë për një infermier 41-vjeçar, nga Shqipëria, i cili tani po hetohet në gjendje të lirë së bashku me të dashurën e tij 21-vjeçare.

    Ai i ka vjedhur në muajin mars portofolin një pacienti të moshuar me Covid-19. Sipas mediave italiane, më 13 Mars, i moshuari, një 66-vjeçar nga Cividate al Piano (Bergamo), u shtrua në spital në zonën e Bergamos me simptoma të koronavirusit.

    Infermieri, me banim në Boltiere (Bergamo), me ndihmën e të dashurës së tij vodhi portofolin e burrit të moshuar, duke shpenzuar një shifër prej 6 mijë euro nga karta e tij e kreditit.

    66-vjeçari u përkeqësua në 18 mars dhe humbi jeten në repartin e kujdesit intensiv në 18 prill.

    Anëtarët e familjes së vik timës panë lëvizjet e pazakonta në llogarinë bankare dhe u drejtuan me një padi në policinë lokale të Romano di Lombardia (Bergamo).

    Hetimet identifikuan autorët.

    “Një veprim i keq, në një moment tragjik, një abuzim i kryer ndaj një viktime”, e quajti kreu i policisë lokale, Arcangelo Di Nardo.

    Leave a Reply

    Your email address will not be published. Required fields are marked *