Mungesa e transparences te Infektivi, Përgjigja e Piperos: S’është e nevojshme të dal unë..

    Mjeku i QSUT, Pëllumb Pipero i përgjigjet akuzave të familjarëve të pacientëve me Covid-19 që janë shtruar në spital, por edhe politikës, të cilët shprehen se nuk kanë dijeni për shëndetin e të afërmve të tyre.

    Pipero, i cili u fotografua teksa kishte dalë për një moment nga spitali i Infektivit, për të informuar qytetarët e shumtë që interesoheshin për shëndetin e të afërmve të tyre, tha se puna për komunikimin me ta ka mundësi të organizohet edhe më mirë, duke shmangur radhët e gjata, por shtoi se transparenca në spital nuk mungon.

    Një mënyrë sipas tij, është dhënia e informacionit te të afërmit për pacientët e shtruar përmes telefonit.

    “Familjari ka komunikim të vazhdueshëm. Nuk mungon transparenca, por duhet të organizojmë më mirë komunikimin me familjarët, për të shmangur radhët e gjata. Nuk është e nevojshme të vijnë aty mund ta marrin informacionin me telefon, pra nuk është e nevojshme të dalë Pipero apo një tjetër dhe të japë informacion. Nuk ishte e natyrshme që unë të dilja aty, por atë informacion që kishim ua dhamë familjarëve,” u shpreh Pipero në një intervistë për Abc Neës.

    Leave a Reply

    Your email address will not be published. Required fields are marked *