“Izolimi nuk na shpëton”, Mjeku tregon çfarë efekti ka distancimi social, lajm i mirë për vaksinën: Për 6 muaj është gati

    Mjeku Pëllumb Pipero është shprehur se karantinimi nuk është mënyra për të shpëtuar nga Covid-19, por që distancimi social e ul kurbën. Në një lidhje me Skype në emisionin “Zonë e lirë”, Pipero tha se vaksina është shpëtim dhe se një epidemiolog i ka thënë se për gjashtë muaj mund të jetë gati.

    Vetëizolimi nuk na shpëton. Askush s’e ka thënë këtë. Por distancimi lokal thjesht zbut kurbën. Nuk është se u fshehëm dhe nuk na gjeti. Vaksina është ajo që na shpëton. Por karantinimi na jep kohë. I jep kohë shkencës që të punojë dhe ul kurbën. Epidemiologu që kam kontaktuar më tha se për gjashtë muaj mund të nxjerrë vaksinën. Se di sa e saktë është, por maksimumi do të duhet një vit e gjysmë. Mendoj se vjeshta dhe fundi i këtij viti do na gjejë me një vaksinë të sigurtë për popullatën,”- tha Pipero.

    Leave a Reply

    Your email address will not be published. Required fields are marked *