Izolohet qyteti italian 14 numri i personave të prekur vetem ne një zonë. Mbyllen shkollat, zyrat, lokalet..

    Lodigiano, 50 mijë banore, qyeteza te boshatisur: shkolla të mbyllura, zyra publike dhe bare. Ndalen edhe Karnavalet

    Qytetarët e Codogno, Casalpusterlengo dhe Castiglione ftohen të qëndrojne në shtëpi transmeton shqiptari.net

    Përveç gjashtë personave qe u zbuluan diten e enjte, janë gjithashtu pesë mjekë (njëri prej të cilëve është mjek kryesor) dhe tre pacientë nga spitali Codogno.

    Pas 38 vjeçarit italian e bashkëshortes së tij shtatzënë të cillët rezultuan pozitiv nga koronavirus, 3 miq të ngushtë si dhe 11 persona të tjerë pas ekzaminimit mjekësor janë të infektuar nga ky virus. Dy prej tyre janë një çift i moshuar nga Vo Euganeo në Veneto e gjëndja shëndetësore e njërit prej tyre  është mjaft kritike.

    Gjithashtu u kanë kërkuar banorëve të komunave të evitojnë kontaktet sociale e kush shfaq shenja gripi të kontaktojë menjëherë me strukturat mjekësore.

    Komunat ku janë mbyllur shkollat e institucionet publike janë Codogno në Lombardi. Me një urdhër lëshuar nga kryetari i bashkisë së kësaj komune deri ditën e dielë do të qëndrojnë të mbyllura shkollat, palestrat, e zyrat e administratës publike, diskoteka, salla lojërash etj.

    Leave a Reply

    Your email address will not be published. Required fields are marked *