U ndje keq gjatë mësimit, studenti shqiptar në Itali ndërron jetë

    Një 19-vjeçar shqiptar ka humbur jetën në Itali, pasi raportohet se u ndje keq dhe pati shqetësime gjatë orës së mësimit.

    Bëhet fjalë për të ndjerin Osvaldo Kenga, banues në San Vito Lo Capo, i cili ishte student i Institutit të Hoteleve në Erice.

    Kenga ndodhej në klasë kur krejt papritur nisi të ndjente dhim bje në kokë, fyt dhe qafë. I riu telefonoi të afërmit të cilët e dërguan për ndihmë mjekësore, por fatkeqësisht ai nuk mundi dot tia dilte.

    Pas lajmit, kryetari i bashkisë, Giuseppe Peraino i ka shprehur ngushëllimet e tij familjes së të riut:

    “Unë dhe administrata bashkiake shprehin ngushëllimet tona dhe jemi pranë familjes Kenga për vdekjen e papritur të djalit të tyre Osvaldo, i njohur si Aldo. Një djalë i pëlqyer shumë nga të gjithë, i integruar në mënyrë të përsosur në strukturën sociale të komunitetit Macari, ku kishte jetuar për disa vite me familjen e tij dhe ku ai punoi si kamerier gjatë verës”.

    Nga ana e tyre, pjesëtarët e familjes së djalit, dhe miqtë e tij kërkojnë të dinë se çfarë mund të ketë shkaktuar një vdekje kaq të papritur. Do jenë rezultatet e autopsisë ato që do të zbardhin të vërtetën.

    Leave a Reply

    Your email address will not be published. Required fields are marked *