“Jetoj me tre burra në shtëpi”/ Çiljeta Xhilaga bën rrëfimin e pazakontë dhe sjellja me djalin e Albanit

Këngëtarja e njohur, Çiljeta Xhilaga, ftuar mbrëmjen e djeshme në emisionin “Goca dhe Gra” ka bërë një rrëfim ndryshe për familjen e saj. Ajo ka theksuar se i është përkushtuar më shumë të dashurve të saj duke lënë mënjanë karrierën.

Çiljeta ka folur për herë të parë për marrëdhënien mes djalit të saj dhe Alban Hoxhës, duke u shprehur se duhen shumë me njëri tjetrin. Madje ajo shtoi se djalin e partnerit të saj e do njësoj si të sajin, teksa vijoi duke thënë se në këtë mënyrë ajo jeton me tre burra në shtëpi.

“E kam dashur gjithmonë familjen, sepse ashtu jam rritur. Atëherë ishte koha e karrierës, tani është pjesa e familjes, të dyja bashkë është vështirë t’i bësh. Unë jam me tre burra në shtëpi e dashur. Ka pafund lodhje por e dua shumë. Djali Albanit dhe Fernando duhen shumë dhe i unë i dua shumë. Unë dua fëmijë, por kur të ketë risk zoti. Lidhja më ka pjekur, të kesh përgjegjësi për dy fëmijë është përgjegjësi shumë e madhe. Jam shumë e lumtur dhe e bëj me shumë dashuri. Unë gjithmonë kam ndjekur zemrën, s’më ka ndikuar askush. Jam rritur para kohë, kam ndenjur me njerëz më të rritur. Jam rritur me dy prindër që më kanë plotësuar çdo gjë. Thjesht kam qenë me fat që kam bërë shumë gjëra, gjithmonë kam qenë e pavarur. 16 vjeçe jam paguar për herë të parë”, u shpreh Çiljeta Xhilaga.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *